Tahiri i AAK-së: Kurti e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit, pse keni frikë për hetim? - NACIONALE

Tahiri i AAK-së: Kurti e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit, pse keni frikë për hetim?

4 javë më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës rreth kontratave njëburimore.

Ai ka pyetur pse pushteti po frikësohet të hetojë këtë dukuri e cila është burim i korrupsionit.

“Pse ka frikë për krijimin e këtij komisioni. Çka ka të keqe që secila ministri të dëshmojë për kontratat njëburimore. Çka ka të keqe që të dihet vlera e secilës kontratë. Pse duhet të frikësohet një ministri? Për shkak se kjo aferë, afera e tenderëve njëburimorë është afera më e madhe korruptive e kësaj qeverie. Kjo është arsyeja pse nuk ka vullnet politik për të hyrë në këtë temë”, tha Tahiri, raporton Nacionale.

Tahiri dha një qëndrim interesant, duke deklaruar se Kurti e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit.

“Një qëndrim tepër hipokrit të kryeministrit Kurti për këtë temë. Ai flet për luftën kundër korrupsionit, por në fakt ai e ka korruptu luftën kundër korrupsionit. Ai e sheh të korruptum vetëm atë që nuk është në Vetëvendosje. Aferat korruptive, rezervat shtetërore. Afera korruptive në KEK, afera me ambasadorin në Kroaci, këto nuk po i duken çështje për trajtim. Ai e ka korruptu luftën kundër korrupsionit”, tha ai.

Lajme të ngjashme