Tahiri i AAK-së ia numëron dështimet Qeverisë Kurti: Dy vite regres
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ia ka numëruar Qeverisë Kurti dështimet në dy vitet e para të qeverisjes.
Ai ka vlerësuar se në këto dy vite ka pasur vetëm regres.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë kësaj kohe Qeveria Kurti ka shprehur tendencë të hapur për t`i kapur të gjitha institucionet e pavarura.
“Në tendecë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, por që prap se ndalen kritikën se tjerët i bllokuan, e se gardiani i kushtetushmërisë u bë 'pengesa e reformave'”, ka shkruar ai,
Me tej, ai e ka përmendur edhe rritjen e çmimeve, regresin ekonomik dhe ikjen e qytetarëve nga Kosova.
“Rritja e çmimeve. Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat”, ka shkruar Tahiri.