Tahiri: Hill tha se Kurti ishte i papërgatitur, s'është mirë për Kosovën
Edita Tahiri, ish kryenegociatore e Republikës së Kosovës, në dialogun me Serbinë, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, i cili tha se “pala e serbe ishte e pergatitur për dialog, për dallim me disa nga pala tjetër”.
Në lidhje me këtë deklaratë, Tahiri thotë se kjo nuk është mirë për Kosovën, sepse qeveria duhet t’i dal zot punës së vet.
Reagimi i plotë i Tahirit.
“Ambasadori amerikan Christopher Hill deklaroi se Kryeministri Kurti nuk ishte pergatitur mire per bisedimet e Brukselit. Kjo nuk eshte mire per Kosoven. Qeveria ka detyre ti dal zot vendit e pergatitur mire per cdo sfide!”