Tahiri: Është shqetësuese që Kurti e Osmani nuk u takuan me Blinkenin - NACIONALE

Tahiri: Është shqetësuese që Kurti e Osmani nuk u takuan me Blinkenin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vlerësuar si shqetësues faktin që kryeministri Kurti e presidentja Osmani, nuk janë takuar me sekretarin amerikan Anthony Blinken.

Sipas tij, është hera e parë që drejtuesit e shtetit nuk arrijnë të takohen me drejtues të shtetit amerikan.

“Është shqetësuese që drejtues të shtetit janë duke u injoruar nga departamenti i shtetit nga sekretari Blinken. Është hera e parë që drejtues të shtetit nuk arrijnë me u taku me drejtues të niveleve të larta të departamentit të shtetit. Ne nuk e dimë se si ka rrjedhë procesi për dy vite. Po flasim për një marrëveshje tranzitore që do ta caktojë një status-quo të re dhe krejt kjo ka ardhur në kuadër të kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvvendit.

“Ka kaluar mbi një dekadë angazhimi në dialog dhe përfundimi do të duhej të ishte një njohje reciproke por tash po flasim për një status-quo të re. Na shqetëson fakti që nuk po e mbyllim çështjen me Serbinë por po e lëmë të hapur”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme