Tahiri: 10 ditët e ardhshme do të përcaktojnë 10 vitet e ardhshme të Kosovës
Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka vlerësuar se 10 ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se këto ditë do të përcaktojnë 10 vitet e ardhshme të Kosovës.
Në një takim me mbështetësit e PDK-së në Prishtinë, para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, Tahiri ka thënë se Kosova ka nevojë për stabilitet.
“10 ditët e ardhshme do të përcaktojnë 10 vitet e ardhshme të Kosovës! Pesë vitet e fundit u humbën në përçarje dhe kaos. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe drejtim të qartë. Qeveria e re, e udhëhequr nga Bedri Hamza, do të punojë për ta rikthyer vendin në rrugën e zhvillimit dhe të shpresës. Ky ishte edhe mesazhi im sot për mbështetësit tanë në Prishtinë, para nisjes zyrtare të fushatës”, ka shkruar Tahiri.