Szunyog uron Kosovën për ratifikimin e marrëveshjeve që dalin nga Procesi i Berlinit - NACIONALE

Szunyog uron Kosovën për ratifikimin e marrëveshjeve që dalin nga Procesi i Berlinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka përgëzuar Kosovën që sot ka ratifikuar tri marrëveshjet që dalin nga Procesi i Berlinit.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se kjo është një shenjë se Kosovë është përkushtuar për te ecur në rrugën euro-atlantike.

Sipas tij, miratimi i tri marrëveshje sot në Kuvendin e Kosovës është një hap i rëndësishëm për Kosovën.

“Urime Kosovës që ratifikoi ndër të parat tre marrëveshjet e Procesit të Berlinit me një mbështetje të madhe në Kuvend. Ratifikimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për Procesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Është një shenjë e qartë e përkushtimit të Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit evropian”, ka shkruar ai.

Me dy të tretat e votave, sot Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, Marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Lajme të ngjashme