Szunyog: EUKOJUST-i e fuqizoi reformën në sistemin e drejtësisë
Në konferencën përmbyllëse të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, ambsadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Szunyog, ka thënë se projekti kishte për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë dhe ka dhënë rezultate.
Szunyog shplaosi disa prej rezultateve të arritura përmes projektit të EUKOJUST.
“Një projekt prej 7 milionë euro që njihet si EUKOJUST, duke fuqizuar bazat rregullative dhe vetërregullative, përdorimin e TIK-ut për të forcuar aftësinë e saj dhe kapacitetet. Kjo qasje gjithëpërfshirëse ka qenë ambicioze, ka pasur disa kompleksitete dhe sfida për këtë nuk është gabim fuqizimi ndërinstitucional, duke pasur për qëllim një reformë të përbashkët në sektorin e drejtësisë e ka fuqizuar të gjithë partnerët dhe strategjinë e ligjit”, tha Szunyog.
“Fuqizimi i kapaciteteve, transparenca e gjyqësorit, kjo ndihmë ka pasur shumë rezultate; ka përmirësuar procedurat e rekrutimit, ka mbështetur reforma për drejtësinë. Këto reforma kanë pasur qëllim për ta bërë drejtësinë, e një ndër to hartimi i Kodit Civil. Mbështetja e Zyrës së Kryeministrit është materializuar me ndryshime të ligjit, miratimi i rregullores së punës që ka përafrimin e legjislacionit me BE-në. Për më shumë se katër vite të implementimit këto janë disa nga sukseset e EUKOJUST”, theksoi ai, raporton Ekonomia Online.