Syla ironizon me Kurtin: Le të ia nisë edhe një herë prej fillimit, ndoshta i dhezë
Analisti Valon Syla ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospunë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partia e tij duhet t`i kërkojë Kurti që mandatit qeverisës të ia nisë edhe një herë.
Ai ka ironizuar, duke thënë se Kurti po mënon që Qeveria është sikurse fakulteti teknik ku ka mund të hyjë në provime disa herë.
“Hej Vetëvendosje, thuj Albinit le tja nis edhe 1 here prej fillimi se nashta i dhez. Ky po menon qê Qeverisja është simulacion Sikur fakulteti teknik, që ka hi në një provim tri here, deri sa e ka marrë 10she... se nota tjera ska lon me ja qit në indeks. Ta rrasën. Asnjë me ty ska met. As sje që hin, as që ikë, as që burgosesh dyqysh me pshtu. Po të noton dhe vlerëson populli tash”, ka shkruar Syla.
Sipas tij, më as vartësit e tij nuk po degjojnë kryeministrin Kurti.
“Je në rënie të lirë. A e ke pa sot në mbledhje të Qeverisë. Veç Hekri Murati dhe Rizvanollka folshin diçka, ata tjerët ishin bo dhe. Sguxojshin as me fol se e dishin që ka pëlcitë kanalizimi krejt. Notojshin 'ženski' se 'muški' me notu këcejnë stërpikët në tona anët ku e ke shtri 'Qeverisjen e Shpresës'. Vitija a pe qet mindilin në këtë mandat, apo ka vendos për lleptirin? KFOR'i a lypi edhe naj ditë? Hahahaba. Papaka”, ka shkruar Syla.