Sveçla: Ushtria e Serbisë i dha grupit terrorist vërtetim me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave - NACIONALE

Sveçla: Ushtria e Serbisë i dha grupit terrorist vërtetim me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka vazhduar me publikimin e dëshmive që tregojnë lidhje zyrtare të shtetit të Serbisë me grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ku për pasojë mbeti i vdekur rreshteri, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla në Facebook ka publikuar dëshiminë që ushtria e Serbisë i ka dhënë vërtetim me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave.

Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.” – ka shkruar Sveçla.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht.” – ka shkruar ai në Facebook.

Njëri nga terroristët e vrarë ishte roje e Aleksandër Vulinit

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla gjatë kësaj të mërkure ka njoftuar se njëri nga terroristët që u eliminua nga Policia e Kosovës, ishte roje e Aleksandër Vulin.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.”

Radojiçiq pjesë e bandës

Gjatë ditës së djeshme është kuptuar që nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, ishte pjesë e sulmit terrorist. Ai shihej në disa pamje të publikuara edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla.

Në anën tjetër, Serbia ka shpallur ditë zie dje për terroristët e vrarë. Ky veprim është cilësuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si luftënxitës.

Gjatë një përplasje të policisë me terroristet në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Pas kësaj ngjarje njësitet speciale Policisë së Kosovës kanë ndërmarr një aksion ku kanë zmbrapsur grupit terrorist. Gjatë aksioni policia ka vrarë tre anëtare të grupit dhe një e kishte plagosur.

Më pas, policia ka arrestuar edhe dy persona tjerë që dyshohen se kanë lidhje me grupin.

Për këta të fundit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të iu caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Dushan Maksimoviqit dhe Blagoje Spasojeviqit dyshohen për veprën penale kundër rendit kushtetutës në Kosovë.

Një ditë më parë, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh edhe terroristit të arrestuar. Seanca për të ishte mbajtur në QKUK.

Lajme të ngjashme