Sveçla thotë se po qëndon në veri: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim - NACIONALE

Sveçla thotë se po qëndon në veri: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se procesi i zgjedhjeve në komunat veriore deri më tani është e qetë dhe se nuk vërehet ndonjë tendecë për eskalim të situatë.

Sveçla në RTK ka thënë se po qëndron në Mitrovicën Veriore ku po përcjellë situatën.

Realisht kemi një situatë të qetë që do të thotë se për dallim nga më herët, ka mungesë të incidenteve. Jemi dëshmitarë të bojkotit nga ana e Listës Serbe dhe të presionit të ditëve të fundit që iu janë bërë qytetarëve të etnisë serbe që të mos dalin në zgjedhje. Sot nuk vërehet tendencë për eskalim të situatës.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugë të mbarë që edhe veriun ta bëjë pjesë të zakonshme si të gjitha territoret tjera.

Padyshim se ky është proces, por jemi në rrugë jashtëzakonisht të mbarë që këtë edhe ta bëjmë, e dikujt, sidomos Listës Serbe dhe Beogradit kjo s’i leverdisë, e është në kundërshtim ne planet e tyre pasi ata me çdo mjet mundohen ta kundërshtojnë këtë.” – ka thënë ai.

Tutje, Sveçla ka thënë se këto zgjedhje janë “mjet i neutralizimit të shantazheve të Beogradit”.

Lajme të ngjashme