Sveçla takon komandantin e Karabinierëve, dakordohen për bashkëpunim të mëtejmë - NACIONALE

Sveçla takon komandantin e Karabinierëve, dakordohen për bashkëpunim të mëtejmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim komandantin e Karabinierëve italianë në Kosovë, Kolonel Massimo Rosati.

I pari i MPB-së e ka falënderuar mysafirin për shërbimin në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, të dy zyrtarët janë dakorduar për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Ministri Sveçla dhe Kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç ‘rast Ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po e kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që së bashku me institucionet tona të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë. Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Lajme të ngjashme