Sveçla “shëtitet” në veri, shkon në Lagjen e Boshnjakëve - NACIONALE

Sveçla “shëtitet” në veri, shkon në Lagjen e Boshnjakëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka postuar në facebook fotografi nga veriu i vendit, i shoqëruar së bashku me Minisrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

Vizituam depot ilegale të inerteve si dhe Lagjen e Boshnjakëve.

Lirimi i hapësirave publike që ishin uzurpuar ndër vite dhe krijimi i hapësirave të shfrytëzueshme për qytetarët po trajtohen me prioritet nga Komuna. Ndërsa, siguria, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve në atë Komunë vazhdon të mbetet prioriteti ynë i përbashkët si nivel qëndror dhe lokal.” – ka shkruar ndër të tjera Sveçla, duke shpërndarë disa fotografi

E plotë:

Bashkë me Ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi sot vizituam Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut ku takuam Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit Rajonal, Nënkolonel Veton Elshani.

Besueshmëria e krijuar ndaj Policisë dhe siguria ndaj qytetarëve që po e ofrojnë zyrtarët tanë policor ka reflektuar në raportim dhe trajtim efikas të rasteve. Padyshim që Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm dhe çdo ditë po ndikon në rritjen e përceptimit të sigurisë tek të gjitha komunitetet dhe kjo është vërtetuar së fundmi edhe nga përgjigjet e qytetarëve tanë serb në raporte ndërkombëtare kredibile, ku ka rritje për 18.61 % që nga nëntori i vitit të kaluar.

Në pjesën e dytë të vizitës ishim në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe pas takimit me Kryetarin Erden Atiq, vizituam depot ilegale të inerteve si dhe Lagjen e Boshnjakëve.

Lirimi i hapësirave publike që ishin uzurpuar ndër vite dhe krijimi i hapësirave të shfrytëzueshme për qytetarët po trajtohen me prioritet nga Komuna. Ndërsa, siguria, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve në atë Komunë vazhdon të mbetet prioriteti ynë i përbashkët si nivel qëndror dhe lokal.

Lajme të ngjashme