Sveçla: Njëri nga terroristët e vrarë ishte roje e Aleksandër Vulinit - NACIONALE

Sveçla: Njëri nga terroristët e vrarë ishte roje e Aleksandër Vulinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se njëri nga terroristët që u eliminua nga Policia e Kosovës, ishte roje e Aleksandër Vulin.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.”

E plotë:

Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.

Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.

Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar lënduar asnjë civil.

Presidentja fton partitë opozitare në takim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nisur një raund të takimeve me përfaqësuesit e partive parlamentare. E para e vendit ka zgjedhur që këto takime të mbahen ndaras.

Temë e këtyre takimeve është gjendja në veri pas sulmit të një grupi terrorist që ka ndodhur të dielën në fshatin Basnjkë të Komunës së Zveçanit.

Gazeta Nacionale ka arritur ta konfirmon se në këto takime po merr pjesë edhe e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Takimin e parë që presidentja ka mbajtur është ai me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Zëdhënësja politike e LDK-së, Subel Halimi, ka bërë me dije se ka përfunduar takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me presidenten Vjosa Osmani.

Ajo ka bërë me dije për gazetën Nacionale se temë e takimit ishin ngjarjet e fundit në veri.

Mund të ju konfirmoj që Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Temë e takimit ishin ngjarjet e fundi”, ka thënë Halimi.

Takimi i të parit të LDK-së me të paren e vendit kishte zgjatur më shumë se dy orë.

Tashmë shefja e shtetit ka filluar takimin me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Burimet e gazetës Nacionale brenda Presidentes kanë bërë me dije se takimi i Osmani me Haradinaj ka fillua në ora 12:00.

Gazeta ka mësuar se një ftesë të tillë e ka marrë edhe Partia Demokratike e Kosovës. Por, ende nuk duhet nëse kryetari i kësj partie, Memli Krasniqi, do të shkojë të takim me presidenten Osmani.

Pjesë e sulmit ishte edhe Radojçiqit

Gjatë ditës së djeshme është kuptuar që nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, ishte pjesë e sulmit terrorist. Ai shihej në disa pamje të publikuara edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla.

Në anën tjetër, Serbia ka shpallur ditë zie dje për terroristët e vrarë. Ky veprim është cilësuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si luftënxitës.

Gjatë një përplasje të policisë me terroristet në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Pas kësaj ngjarje njësitet speciale Policisë së Kosovës kanë ndërmarr një aksion ku kanë zmbrapsur grupit terrorist. Gjatë aksioni policia ka vrarë tre anëtare të grupit dhe një e kishte plagosur.

Më pas, policia ka arrestuar edhe dy persona tjerë që dyshohen se kanë lidhje me grupin.

Për këta të fundit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të iu caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Dushan Maksimoviqit dhe Blagoje Spasojeviqit dyshohen për veprën penale kundër rendit kushtetutës në Kosovë.

Një ditë më parë, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh edhe terroristit të arrestuar. Seanca për të ishte mbajtur në QKUK.

Lajme të ngjashme