Sveçla: Kemi informacione që 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit - NACIONALE

Sveçla: Kemi informacione që 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka thënë se 11-vjeçarja dyshohet të jetë dhunuar e trafikuar që një vit.

‘’Kemi informacione se 11-vjeçarja, është duke u dhunuar për më shumë se një vit’’, ka thënë Sfeçla, transmeton Nacionale.

Në muajin qershor një 11-vjeçare dyshohet të jetë trafikuar dhe keqpërdorur seksualisht nga 6 persona, ndërsa në muajin gusht e njëjta dyshohet të jetë dhunuar nga 5 persona të tjerë.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë një protestë masive javën e kaluar dhe dorëheqjen e shefit të Policisë.

Ndërsa nga Këshilli Gjyqësore i Kosovës, kanë thënë se ky rast nuk është dorëzuar asnjëherë në gjykate.

Protesta po mbahen edhe sot, ku është kërkuar nga Qeveria që të filloj shkarkimet e personave të cilët janë marrë më rastin.

Po, ashtu në ketë protestë është kërkuar që të formohet një task-forcë që merret direkt më personat e dhunuara.

Lajme të ngjashme