Sveçla: Janë lëshuar 1 mijë e 501 dokumente për hyrje-dalje në pikat kufitare
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se deri më tani janë lëshuar 1 mijë e 502 dokumente për hyrje dalje në pikat kufitare.
Ai thotë se pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.
“Përveç në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të zhvillimeve të shkaktuara nga strukturat ilegale serbe, në të gjitha pikat tjera kufitare në hyrje të Republikës së Kosovës po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje. Deri më tash, janë lëshuar 1501 dokumente në pikat kufitare si në vijim:”, ka njoftuar ai në Facebook.
Kujtojmë se Qeveria është zotuar për shtyrjen e zbatimit të vendimit për reciprocitetin mirëpo kjo masë po aplikohet deri të hapen rrugët që janë bllokuar nga serbët në veri.