Sveçla: Gjendja e Pantiq është e mirë, kemi dërguar kërkesë për transferimin e tij në qendrën adekuate - NACIONALE

Sveçla: Gjendja e Pantiq është e mirë, kemi dërguar kërkesë për transferimin e tij në qendrën adekuate

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjendja shëndetësore e të arrestuarit, Dejan Pantiq është mirë dhe është duke e marr trajtimin e duhur.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, ku ka treguar se kanë dërguar kërkesë për transferimin e tij në qendrën adekuate.

Sipas Sveçles prioritet mbetet transferimi i tij përmes bashkëpunimit me partner.

Ai po mbahet në stacionin policor në afërsi të kufirit në Jarinje. Është diskutuar shumë për mbajtjen dhe gjendjen shëndetësore të tashmë të dënuarit Pantiq. Gjendja tij është e mirë dhe ka trajtimin e duhur, por pa dyshim, që ai do të duhej të ishte në gjendjen përkatëse për mbajtje, e jo në stacion policor. Ne kemi dorëzuar kërkesën te parterët tanë për transferimin e tij në qendrën adekuate, për në mbetet prioritet transferimi i tij përmes bashkëpunimit me partner. Largimi i barrikadave, e mundëson transferimin nga policia e Kosovës. Mënyra më e mirë është nga ata që kanë vendosur”, ka thënë Sveçla.

Lajme të ngjashme