Sveçla e nënshkruan dokumentin për trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve për Trepçën
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajnimin dhe çertifikimin e minandezësve për Trepçën.
Ai ka thënë se kjo ishte kërkesë e Trepçës me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xeheve në Minierën e Stan Tërgut
“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën.”
“Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës.” – ka shkruar Sveçla në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se do të ndërmarrin “çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet.”