Sveçla deklarohet nga veriu: Ura e Ibrit do të hapet, s’ka kurrfarë arsye mos m’u hap - NACIONALE

Sveçla deklarohet nga veriu: Ura e Ibrit do të hapet, s’ka kurrfarë arsye mos m’u hap

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur nga veriu, duke thënë se Ura e Ibrit do të hapet, por se kur varet nga vlerësimi i ekspertëve.

Këtë deklarim Sveçla e bëri pas vizitës te Ura e Ibrit bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministër i Infrastrukturës, Hysen Durmishin.

Nuk është duke ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Ura do të hapet, nuk ka kurrfarë arsye mos mu hap. Kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve.” – ka thënë Sveçla.

Ndër të tjera Sveçla ka folur edhe për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri, gjë që për aksionin e Policisë së Kosovës ai tha se është veprim i zakonshëm.

Absolutisht është një veprim i zakonshëm. Institucionet e Kosovës janë duke punuar dhe kjo është një gjë normale. Nuk kanë pasur licencë, nuk mund të punosh pa licencë.” – ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme