Surroi për kandidimin e Hamzës: Lëvizje interesante politike - NACIONALE

Surroi për kandidimin e Hamzës: Lëvizje interesante politike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Flaka Surroi, koluministe e rregullt në Koha dhe gazetare veterane, ka publikuar opinionin e saj të përjavshëm, ku ka diskutuar disa tema që ndodhën gjatë kësaj jave.

Duke shkruar për kandidimin e Bedri Hamzës për kryeministëri, Surroi e cilësoi si lëvizje interesante politike të PDK-së.

Tutje, Surroi shkroi se PDK-ja bëri një hap të paprecedentë, duke mos e kandiduar për kryeministër kryetarin e partisë.

“Dhe përderisa i prisnim lajmet nga Strasbourgu, PDK-ja bëri një lëvizje interesante politike dhe emëroi Bedri Hamzën kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Reagimet ishin kryesisht pozitive, duke e konsideruar Hamzën si ministër të suksesshëm të Financave, si dhe kryetar të suksesshëm të Mitrovicës. Qe një hap i paprecedent në PDK, kur kryetari i partisë nuk nominohet. Por kjo nuk do të thotë se Hamza nuk do të mund të zgjidhej kryetar i PDK-së kur t’u vijë radha zgjedhjeve të brendshme partiake.” – shkruan Surroi.

Lajme të ngjashme