Surroi padit Përparim Ramën për bllokimin e një rruge, përmend edhe refuzimet e Abdixhikut për të shkuar në KTV
Flaka Surroi, drejtoreshë e Kohës, ka dorëzuar padi ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.
Kjo ka ndodhur për shkak të mbylljes së plotë për qarkullim të veturave të rrugës kryesore që çon te Hotel Grandi.
Kjo i ka bllokuar si duket hyrjen edhe znj. Surroi në objektin ku ajo kryen punë.
Ajo ka sulmuar Ramën se “po e sulmon rëndë fjalën e lirë” derisa ka përmendur se si Abdixhiku nuk i ka shkuar asnjëherë në KTV pas emërimit të kryetar i LDK-së.
“Megjithatë, pavarësisht faktit se Lumiri, qëkur është zgjedhur kryetar i LDK-së, ka refuzuar të vijë në KTV, e besoj se vendimi i Perparimit ka qenë i vetë kryetarit të Kryeqytetit, i udhëhequr nga nevoja për t’i dhënë zgjidhje parkingut nëntokësor që rri zbrazur.” – shkruan mes tjerash ajo.