Surroi: Kosova duhet të ketë marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe - NACIONALE

Surroi: Kosova duhet të ketë marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti Veton Surroi mendon e shteti i Kosovës duhet ta ketë një marrëveshje me Bashkësitë Fetare, ashtu siç kanë bërë vendet që kanë dalë nga komunizmi, sepse, sipas tij, në këtë mënyrë shteti i përligj marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare në Kosovë.

Tutje, ai ka propozuar se Kosova duhet ta ketë një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

“Pra, dhe Kosova duhet ta themelojë marrëveshjen themelore me Bashkësitë Fetare, të cilat janë tradicionale në Kosovë. Duhet ta ketë një marrëveshje themelore me Kishin Ortodokse Serbe. Pra, Republika e Kosovës dhe Kisha Ortodokse Serbe duhet t’i përligjin relacionet e veta, njëkohësisht me përligjen e marrëdhënieve me Vatikanin dhe njëkohësisht përligjen e marrëdhënieve me Bashkësinë Islame të Kosovës”,- ka thënë Surroi.

Për këtë, Surroi merr shembull Kroacinë dhe Malin i Zi, që kanë arritur marrëveshje themelore me Vatikanin.

Do të ishte në të mirën e Kosovës dhe relacioneve të veta me Kishën Katolike, që të ketë një marrëveshje me Vatikanin, një marrëveshje themelore të marrëdhënies ndërmjet shtetit edhe Kishës. Kjo është diçka që u ndodh të gjitha shtetet, po ashtu edhe të gjitha shtetet e dala nga regjimi komunist kanë krijuar kontrata të tillë, dy shtete të cilat e kanë bërë këtë në mënyrë imediate kanë qenë Kroacia dhe Mali i Zi, të cilat kanë krijuar marrëveshje me Vatikanin”,- ka thënë Surroi.

Lajme të ngjashme