Surroi e vazhdon debatin me Selimin, kapen për shkëmbimin e territoreve - NACIONALE

Surroi e vazhdon debatin me Selimin, kapen për shkëmbimin e territoreve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti Veton Surroi ka vazhduar debatin në Twitter me ish-kryediplomatin Petrit Selimi. Surroi ishe i pari ai që i reagoi Selimit i cili kishte marrë një koment nga diplomati gjerman Wolfgang Petrisch, ku thuhej që versioni final ishte shumë më i keq se ai i mëparshmi.

“Nuk është ide e mirë që madje as të përmenden përpjekjet që i keni provuar dhe i keni dështuar ju (marrëveshjet e dobëta, shkëmbimi i territoreve). Tash kemi akterë të rinj, kornizë të re, edhe pse plan të dobët të zbatimit. Të përmirësohemi duhet të jetë forca që na nxit e jo kthimi mbrapa.” – i komentoi Surroi, ish-zv.ministrit Selimi.

Më pas, Selimi ka reaguar duke thënë se shkëmbimi i territoreve, për të cilin Surroi thotë se nuk duhet as ta përmendë, është më i mirë në plan afatgjatë sesa ankesi aktual i panënshkruar.

"Si qytetar privat, mendimi im personal - që ju thoni "as që duhet ta përmend" - është se shkëmbimi i territoreve me marrëveshje reciproke është më i mirë në afatgjatë, sesa ajo që po lexoj në këtë aneks të panënshkruar. Nuk është puna ime dhe as aftësia për të "përmirësuar" këtë aneks. Ne kemi një qeveri." - ka shkruar Selimi.

Surroi ka reaguar sërish duke e quajtur të keqe idenë e shkëmbimit të territoreve dhe se mendimet e zotit Selimi, si zyrtar i një ish-qeverisë, mbartin përgjegjësi.

"Një qytetar privat i cili si zyrtar i një ish-qeverie, përfshirja në marrëveshje të këqija, duke përfshirë shkëmbimet e territoreve, mbart përgjegjësinë për t'u kthyer në ato marrëveshje të këqija. Nuk duhet t'ia lëmë qeverive përmirësimin. vetëm; ne kemi të drejtë për të si qytetarë të një demokracie." - ka shkruar Surroi.

Ish-kryediplomati Selimi u përgjigj sërish duke thënë se guxon të mendojë se marrëveshjet e mëparshme kanë qenë më të mira dhe se Surroi nuk mund t'ia mohojë të drejtën e qendrimeve për këtë çështje dhe as të supozojë se duhet ta përmirësoj.

"Unë guxoj të them se marrëveshjet ishin më të mira. Ju thoni se ishin më keq. Unë nuk jam zyrtar i zgjedhur dhe as përfaqësues i askujt përveç vetes time. Ju nuk mund të mohoni të drejtën time të mendimit dhe as të supozoni se duhet të "përmirësoj" disi atë që nuk më pëlqen. Ju jeni këshilltar i kësaj qeverie. Ju rregulloni atë." - ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme