Supremja ia refuzon kërkesën, “Burdushi” do të vuajë dënimin për burgim
Gjykata Supreme ia ka refuzuar Hysri Peqanit(Burdushit) kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë.
Kjo gjykatë ka vlerësuar se kërkesa kundër aktgjykimeve Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit ka qenë e pabazuar.
“Refuzohet si e pabazuar kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e mbrojtësit të të dënuarit H.P., e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PS.nr.36/2020, të datës 10.01.2023 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, APS.nr.23/2023, të datës 05.06.2023”, është thënë në vendimin e Supremes, shkruan “Betimi për Drejtësi”.
Në janar të këtij viti, Hysri Peqani ishte dënuar më 4 vite e 6 muaj burgim.
Ai është dënuar për veprat penale ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje.