Sulmohet seksualisht një grua në Ferizaj, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, kanë njoftuar se në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar mashkullm nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.
Tutje aty thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Ferizaj 20.12.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.”
Kujtojmë se mbajtja është institut që mund të zgjasë më së shumëti 48 orë, ndërsa pas kësaj kohe, pritet caktimi i seancës gjyqësore, aty ku vendoset nëse i dyshuari do të lirohet, apo do t’i caktohet ndonjë masë tjetër.
Në këto raste sipas Kodit Penal të Kosovës, caktimi i masës së paraburgimit është masa e rradhës qe shqiptohet.