Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë, policia arreston tre persona - NACIONALE

Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë, policia arreston tre persona

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur është sulmuar me thikë nga tre persona të tjerë të dyshuar.

Njëri nga të dyshuarit, sipas policisë, është i mitur.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK, ndërsa të dyshuarit në mbajtje.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 19.12.2025, 20:05. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme