Sulmohet me thikë mjeku kujdestar në Emergjencën e Ferizajt - NACIONALE

Sulmohet me thikë mjeku kujdestar në Emergjencën e Ferizajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente të Ferizajt.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si sulm.

Raporti i plotë:

SULM

Ferizaj, 24.06.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme