Sulmohet autobusi me udhëtarë të Kosovës në Serbi
Një autobus që shkonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është gjuajtur me gurë në Serbi.
Të gjithë personat në autobus janë të sigurt dhe nuk ka pasur të lënduar si pasojë e incidentit.
Incidentin për Nacionalen e kanë konfirmuar kompania turistike “Fadili Tours”.
“Sulmi ka ndodhur në Serbi”. Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar, nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Janë duke i perfunduar disa procedura ligjore, dhe udhetimi do të vazhdojë". kanë pohuar Kompania për Nacionalen.
Ende nuk dihet motivi i këtij sulmi.
Lajmi në përditësim...