Sulmi i 29 shtatorit, Miller thotë se ShBA-ja do të mbështesë gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve - NACIONALE

Sulmi i 29 shtatorit, Miller thotë se ShBA-ja do të mbështesë gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepenc, në Zubin Potok. Sulmi, siç konfirmuan autoritetet, kishte cak infrastrukturën vitale të Kosovës.

Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, dënoi ashpër aktin, teksa konfirmoi mbështetjen "për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit".

“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falënderojmë punonjësit e urgjencave dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, ka shkruar Miller në "X".

Zëdhënësi Miller ripostoi reagimin e ambasadorit Jeff Hovenier, i cili dënoi ashpër sulmin që dëmtoi kanalin e ujit në Zubin Potok, me – potencialisht – pasoja të rënda për infrastrukturën kritike të Kosovës.

Hovenier siguroi mbështetje të plotë për Qeverinë e Kosovës në identifikimin dhe arrestimin e përgjegjësve të sulmit.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë sulmin e 29 nëntorit ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë, i cili dëmtuan një kanal uji në Zubin Potok, që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe operimin e impianteve të energjisë të Kosovës. Ne po e monitorojmë ngushtë situatën, do të mbështesim një hetim të plotë dhe kemi ofruar mbështetje të plotë për Qeverinë e Kosovës për të siguruar që ata që janë përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi." - ka thënë ai.

Ambasdori amerikan dënoi edhe sulmet e fundit me granata ndaj stacionit të policisë në Zveçan më 26 nëntor dhe ndaj ndërtesës së komunës së Zveçanit më 28 nëntor

"Po ashtu, ne dënojmë sulmet e fundit me granata ndaj stacionit të policisë në Zveçan më 26 nëntor dhe ndaj ndërtesës së komunës së Zveçanit më 28 nëntor. Këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, dhe ata që janë përgjegjës për këto sulme kriminale kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në solidaritet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës përballë këtyre sulmeve kriminale." - tha ambasadori Hovenier më tej.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deklaroi dje se sulmi është kryer duke përdorur rreth 15 deri në 20 kilogram eksploziv.

“Për realizimin e këtij sulmi terrorist, në bazë të hetimeve në vendin e ngjarjes, dyshohet që në kete sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozimit nga 15 deri në 20 kilogram, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë, dhe e cila është aktiviuar me detonatorë mekanik përmës fitilit ndëzes me djegie të ngadalshme. Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëmë të mëdha materiale në kanalin e Ibër-Lepencit, ku si pasojë e të cilave është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona dhe lokalitete, duke rrezikuar tej mase edhe furnizimin me energji elektrike apo edhe rrezikun me pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Kosovës.” – tha ai.

Lajme të ngjashme