Sulmet e Muratit ndaj Supreme, Çitaku: Këta janë të papërmirësueshëm - NACIONALE

Sulmet e Muratit ndaj Supreme, Çitaku: Këta janë të papërmirësueshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit në detyrë, Hekruan Murati, i cili e ka kritikuar Gjykatën Supreme për rrëzimin e një udhëzimi administrativ.

Ajo ka bërë me dije se kjo tregon se ministrat në detyrë janë të papërmirësueshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se në vend se të reflektojë ndaj shkeljes që e ka bërë, Murati e sulmon Supremen.

“Këta janë të papërmirësueshëm. Sinqerisht. Si është e mundur që një njeri i cili e mban postin e ministrit në mënyrë të paligjshme të dalë publikisht për të kontestuar, paragjykuar dhe sulmuar Gjykatën Supreme? Si është e mundur që në vend se ta pranojë vendimin dhe të reflektojë për gabimet e bëra, Hekurani të sulmojë gjyqësorin, madje edhe gjyqtarët me emër e mbiemër? Në fakt, kur kujtojmë se kemi të bëjmë me shkelës serik të Kushtetutës, habia është e tepërt”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të ngjashme