Sulme, rrahje e plagosje: MPB publikon bilancin e protestave në veri
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë protestave të dhunshme në pjesën veriore të Kosovës, ka pasur një numër të lartë të të lënduarve dhe veturave të dëmtuara.
Sipas të dhënave të MBB-së, gjatë javës së kaluar në këtë veri janë regjistruar 21 sulme kundër gazetarëve, 6 zyrtarë policorë janë plagosur, dhe 30 ushtarë të KFOR-it janë mbetur të lënduar, tre prej tyre me armë zjarri. Po ashtu, dy qytetarë janë rrahur dhe 7 vetura të policisë janë dëmtuar, prej të cilave dy janë djegur tërësisht.
Postimi i plotë i MPB-së:
Bilanci i sulmeve të milicisë fashiste
Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat.
Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste.
Më poshtë, bilanci i deritanishëm:
21 sulme ndaj mediave/gazetarëve
6 zyrtarë të lënduar të Policisë së Kosovës
30 ushtarë të KFOR-it të plagosur / 3 me armë zjarri
2 qytetarë të rrahur brutalisht
2 vetura të djegura tërësisht të Policisë së Kosovës
7 vetura të dëmtuara të Policisë së Kosovës