Strategjia e Qeverisë Kurti: “Kapja” e institucioneve të pavarura përmes ndryshimit të ligjeve
Qeveria Kurti në këtë mandat është kritikuar shumë për “kapje” të bordeve dhe institucioneve publike. Pas rehatimit të shumë zyrtarëve partiak në pozita të rëndësishme publike, Qeveria e Kosovës i ka kthyer sytë nga institucionet e pavarura.
Gjatë vitit të fundit, ekzekutivi ka bërë përpjekjeje të mëdha për të shtrirë ndikimin në disa institucione të pavarura.
Cak i kësaj përpjekje ka qenë Këshill Prokuorial i Kosovës, Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimit Civil të Kosovës dhe Komisioni i Pavarur për Media.
Ndryshimi i ligjeve për këto institucioneve kushtetuese është parë si përpjekje e ndryshimit të standardeve të funksionimit të pavarur dhe efikas të institucioneve në fjalë.
Këto ligje janë kontestuar dhe kritikuar nga institucionet kompetente, por Qeveria nuk është tërhequr nga përpjekja e saj.
Përpjekja e fundit e Qeverisë për të shtrirë këtë ndikim është parë në Projektligjin për KPM-në. Përmes këtij ligji synohet të kontrollohen mediat online që përmbajnë video.
Gjithashtu, projektligji në fjalë parasheh që KPM-ja do t’i ketë 11 anëtarë dhe jo shtatë, siç i ka aktualisht.
Në këtë mënyrë, partia në pushte, e cila e ka shumicën në kuvend, synon të dërgojë sa më shumë njerëz të saj në këtë institucion.
E njëjta strategji është përdorur edhe për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Ky institucion që ka rrezuar shumë vendime të ministrave në Qeverinë Kurti, me projektligjin e ri nuk do t`i ketë kompetencat e njëjta.
Duke pretenduar ndikimin në këtë institucion kushtetues, Qeveria e Kosovës po synon që përmes këtij ligji të zvogëlohen kompetencat e KPMShCk-së dhe të rritet numri i anëtareve.
Derisa ligji i aktual i KPMShCK-së përcakton se institucioni duhet t`i këtë 7 anëtarë, projektligji i ri parasheh që institucioni në fjalë t`i këtë 15 anëtarë.
Projektligji ka nxitur reagime të ashprave vendore dhe ndërkombëtare. Pas miratimit në Kuvendit, ky projektligj është dërguar nga opozita për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.
Derisa projektligji për ndryshimin e ligjit të KPMShCK-së është në procedurë të shqyrtimin, Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili synonte ndikimin e politikes në këtë organ të pavarur të sistemit të drejtësisë në vend.
Në mars të vitit të kaluar, Kushtetuesja kishte vlerësuar se ligji në fjalë bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit dhe nenin për Këshillin Prokurorial.
Shoqëria civile e shqetësuar
Përfaqësuesit e shoqërisë civile janë shprehur të shqetësuar me projektligjet e qeverisë që kanë për synim “kapjen” e institucioneve të pavarura.
Ata kanë bërë me dije se me këto veprime po prishen standardet e mira që ishin krijuar më herët.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka treguar se këto praktika nuk janë demokratike.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka folur për problemet e këtyre projektligjeve.
“IKD përmes programit qeverisja e mirë ka filluar në tre vitet e fundit monitorimin e punës së qeverisë dhe kuvendit të Kosovës në politik-bërje dhe vendim-marrje. Fatkeqësisht, në një numër të madh të projektligjeve dhe politikave të hartuara nga qeveria dhe miratuara edhe në Kuvend, IKD ka gjetur përpjekje të partisë në pushtet për të ndryshuar praktikat dhe standardet e funksionimit të pavarur dhe efikas të institucioneve të pavarura me Kushtetutë dhe ligj”, ka thënë ai.
Miftaraj ka treguar se partia në pushet në emër të çkapjes po i kap institucionet e pavarura.
“Për më tepër në raste të caktuara si KPK dhe KPM shihet qartazi tendenca e partisë në pushtet që në emër të çkapjes përmes ligjeve të ushtroj kontroll dhe ndërhyrje në pavarësinë e funksionimit të këtyre institucioneve të pavarura. Fatmirësisht, Komisioni i Venecias këtë praktikë e ka ndaluar lidhur me ligjin për KPK, duke e konsideruar si politizim të KPK, përderisa, e njëjta qasje vërehet qartazi tek projektligji për KPM”, ka thënë Miftaraj.
Për projektligjin për KPM-në, të njëjtat shqetësime i ka shprehur edhe juristja e medias Flutura Kusari.
“Iniciativa ligjore e ZKM-së për të kontrolluar mediat online nëpërmjet prjektligjit për Komisionin e Pavarur për Media dhe licensimit është sulmi i radhës ndaj të drejtës së lirisë së medias dhe pluralizmit. Aparati shtetëror do të përdoret lehtësisht kundër secilit medium online nën kërcënimin e gjobave të mëdha deri në 40,000 mijë euro, gjobë kjo që mund të arrijë të mbyllë secilin medium online që operon në Kosovë", ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.
Sipas saj, ky projektligji duhet të shihet si vazhdimësi e qasjes armiqësore të partisë në pushtet ndaj mediave dhe gazetarëve.
Opozita ka paralajmëruar se nëse nuk ndryshohet diçka, edhe ky projektligj do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Deri me tani Kushtetuesja ka rrezuar disa ligje të Qeverisë Kurti.