Stavileci: Çdo votë ka rëndësi, çdo qytetar mund ta bëjë dallimin
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se sot çdo votë ka rëndësi.
“Në këto momente, kanë mbetur edhe pak minuta deri në mbylljen e vendvotimeve, ftesa jonë është e qartë dhe e drejtpërdrejtë: nëse ende nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj për të votuar, dilni tani dhe bëjeni këtë. Sot, çdo votë ka rëndësi dhe çdo qytetar mund ta bëjë dallimin. Gjysmë ore kohë për të votuar, mund të jetë një hap i vogël për ju, por një hap vendimtar për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë ai.