Statistikat e fundit: Kjo është dalja deri në orën 13:00 në zgjedhje në Shqipëri
23.20% është pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale të kësaj të diele në Shqipëri deri në orën 13:00. Shifër kjo në nivel vendi.
Pjesëmarrja e votuesve në Tiranë sipas KQZ deri në këtë orë është 24.57%.
Ajo që vihet re është se në bashkitë e vogla dhe pa ndonjë peshë të madhe elektorale ka një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve.
Votimi deri më tash sipas mediave në Shqipëri, është shoqëruar me disa probleme në aspektet teknologjike, por edhe përplasje të komisionerëve nëpër qendrat e votimit.