Stano para takimit në Bruksel: Do të diskutohet për marrëveshjen e Ohrit - NACIONALE

Stano para takimit në Bruksel: Do të diskutohet për marrëveshjen e Ohrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se në takimni e nesërm në Bruksel, do të diskutohet për Marrëveshjen e Ohrit.

Ai ka thënë se duhet të ketë konfirmim për angazhim konstruktiv në dialog.

“Rruga përpara për të dyja palët është konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i kryenegociatorëve më 17 shtator në Bruksel”, tha zëdhënësi i BE-së.

“Takimi i nivelit të kryenegociatorëve do të mbahet nesër në Bruksel, agjenda tashmë është e dukshme forma për të shkuar para me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, natyrisht diskutime në çështjet që janë duke e afektuar normalizimin në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Lajme të ngjashme