“Staniśićki klub dhe hibridat”: Drejtori i Autoritetit të Konkurencës me gjuhë të tmerrshme i del në mbështetje VV-së - NACIONALE

“Staniśićki klub dhe hibridat”: Drejtori i Autoritetit të Konkurencës me gjuhë të tmerrshme i del në mbështetje VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është i akuzuar për rrahjen e kolegut të tji brenda vendit të punës. Më pas, kishte vendosur kamera për t’i incizuar kolegët. Ky është drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Konkurencës, Selajdin Beqa.

E sikur të mos mjaftonte, pas fushatës ku shihej me deputetë e zyrtarë të VV-së, Beqa ka eskaluar me gjuhë të tmerrshme për ta mbrojtur partinë në pushtet.

Ai ka eskaluar në akuza për “klubin” që e quajti Stanishiq, dhe “hibridat”.

“Staniśićki klub dhe hibridat NUK KALOJN🛑 Rrnoft REPUBLIKA”, ka shkruar Beqa.

Beqa ishte parë në tubime të Vetëvendosjes, dhe krah deputetëve të partisë në pushtet.

Madje, kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, Neime Binaku-Isufi, ishte parë në tubimin e VV-së në Drenas.

Për këtë, VV-ja u dënua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

PZAP pranoi ankesën, duke theksuar se si provë materiale u paraqit një fotografi që vërtetonte videon e publikuar nga Binaku-Isufi.

Në vendimin e saj, PZAP vuri në dukje se kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke u përfshirë në fushatë zgjedhore përkundër pozitës që zotëron.

Edhe zyrtarë të tjerë të ndërmarrjeve publike janë përfshirë në mbrojtje të VV-së. Në mesin e tyre edhe Emanuel Bajra, kryetar i Bordit në TRUST.

Në një status në profilin e tij në “Facebook”, Bajra ka përdorur gjuhen e kryeministri Albin Kurti për të kritikuar ashpër opozitën.

Sipas tij, VV-ja është për të zhvilluar shtetin, kurse opozita për diçka tjetër.

Të dielën, kur shkoni te kutia e votimit, amon mos e harroni këtë. Ta dini, që dikush është për ta zhvillu shtetin, vendin, disa tjerë janë për diçka tjetër!”, ka shkruar ai.

Ai e ka kritikuar opozitën për dërgimin e Ligjit për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

“Thanë, ‘ne jemi institucionalista, ne jemi shtetndërtuesit, ne jemi alfa dhe omega e Kosovës shtet…’ por, kur erdhi te momenti kur Kosovës i duhen disa miliona e miliarda qindarka për ta fillu me sadaka, zhvillimin e vet, kthjelljen e saj, ata u zhrapsen, ata u rrevanshuan, ata u hakmorrën, ata u gjindosën, ata xhelozuan, ata kundërshtuan me maje t’thonjëve, ata u frikësuan se Kosova po ecte shumë shpejtë drejt lirisë nga tytat e tyre të mendësisë së nënshtrimit e lajthitjeve, ata patën frikë se Kosova do ti hap sytë e koha e tyre në politikë do të merrte fund njëherë e përgjithmonë. Tash, i kemi hap sytë. I kemi hap sytë dhe po shohim qartë e mirë. Populli, më në fund ka pa!”, ka shkruar Bajra.

Historia e Selajdin Beqës

Zyrtarë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës raportohet se për katër muaj janë vezhguar ilegalisht nga kamerat e vendosura dhe të kontrolluara nga drejtori i Përgjithshëm, Seladin Beqa, për të cilin, më herët u raportua edhe se rrahu një koleg në vendin e punës. Për të njëjtin, është raportuar se ka raporte të afërta me VV-në.

“Albanian Post” raporton se vendosja e kamerave fillimisht ishte kërkuar nga vetë punonjës, kjo pasi kolegu i tyre, Shemi Elezi ishte rrahur nga Beqa, pasi e ballafaqoi me shkeljet e shumta ligjore.

Më 28 mars të vitit 2024, puëntorët i ishin drejtuar Agjencisë për Informim dhe Privatësi pasi nuk kishin informacion se kush i kishte vendosur dhe se nga kush kontrolloheshin këto kamera.

Më 31 maj më pas, nga Agjencia ishte konfirmuar se ka pasur shkelje:

“…bazuar në faktet e sipërpërmendura si dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia konstaton se Autoriteti i Konkurrencës (në cilësinë e kontrolluesit) përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me Nenin 76, paragrafin 5, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

“Personat që punojnë në ndërtesat publike dhe private nën vëzhgimin me kamerë, informohen në mënyrë të duhur në formë të shkruar për instalimin e sistemeve të tilla dhe të drejtat e tyre”.

Pas obligimit për vendim, kryetarja Neime Binaku kishte nënshkruar një formë të shkruar të njoftuar, ku tregohej se punëtorët për muaj kanë qenë duke u incizuar.

Ndërkohë, në pikën 1 të vendimit thuhet “instalimi i sistemit të vëzhgimit me kamera në AKRK është bërë nga muaji dhjetor i vitit 2023”, derisa vendimi po merrej me 22 mars të vitit 2024, katër muaj më vonë.

Në pikën 6 të vendimit ku “caktohen personat përgjegjës për mbikëqyrje dhe qasje në këtë sistem”, thuhej se ishte edhe “Selajdin Beqa, drejtor i Përgjithshëm”.

Pasi u pyet nga “Albanian Post” se me çfarë ligji apo rregullore po i kontrollon kamerat, Beqa ka thënë se “nuk e di”.

“Duhet me i pyet ata që e kanë marr vendimin, unë vetëm e zbatoj. Jemi dy persona përgjegjës, është shefi i administratës jam edhe unë”, pohoi Beqa, duke vazhduar të mos sqarojë, se me çfarë të drejte iu caktua atij ky pozicion, kur është ai vetë arsyeja përse ishte kërkuar fillimisht që të vendoseshin.” – citohet se ka thënë ai.

“Unë s’kam qenë fare në Autoritet as në punë (kur janë vendos kamerat).” – ka shtuar ai.

Punëtorët po ashtu, ishin befasuar kur në tualetin e grave, në derë thuhej: “janë identifikuar personat që po i hedhin letrat në dysheme”.

Drejtori i Administratës, Arsim Ternava, raportohet se ka pranuar për Albanian Post se “është një letër e tillë, po atë letër e kanë shkruar vet gratë dhe në këtë punë s’kanë asnjë përgjegjësi meshkujt apo stafi menaxherial”.

Megjithatë, medium mes tjerash raporton se ai është lajmëruar në Policinë e Kosovës më 2 mars për “privim të kundërligjshëm”, pasi kishte mbyllur tri kolege në një zyrë të objektit.

Të tria më pas, kanë pranuar edhe tretman mjekësor, ku medium k asiguruar edhe një raport mjekësor.

Mediumi e ka pyetur Beqën edhe në lidhje me këtë:

“Ata punojnë gjatë në institucione dhe janë injorantë”, tha Beqa, “a po kuptoni?”.

“Mos bini preh e lloj lloj…” – ka thënë ai, kur u pyet për abuzimin që kishte prodhuar me veprimin e mbylljes së kolegëve në zyrë brenda objektit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme