Spitali i Prizrenit u ofron shërbime të dializës dhjetëra pacientëve nga Shqipëria
17 pacientë nga Republika e Shqipërisë po marrin shërbime të rregullta të Dializës në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.
Krahas tyre, janë edhe 195 pacientë të tjerë nga Komuna të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë Spital.
Brenda viti, në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seance Dialize, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren.
Numri i pacientëve sipas vendbanimeve;
-Komuna e Prizrenit, 98 pacientë -komuna e Suharekës, 28 pacientë -Komuna e Rahovecit, 27 pacientë -Komuna e Malishevës, 23 pacientë -Komuna e Dragashit, 16 pacientë, -Komuna e Mamushës, 1 pacient -Republika e Shqipërisë, 17 pacientë.