Specialja bojkotoi raportimin e ekspertëve britanikë, avokati i Thaçit kritika ndaj Human Rights Watch dhe Amnesty International
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka reaguar sot pasi Gjykata Speciale nuk ka lejuar raportimin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe ekspertëve britanikë lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.
Misetic ka vlerësuar rolin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, duke theksuar rëndësinë e tyre në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe garantimin e transparencës në proceset gjyqësore.
“E drejta për një gjykim publik është një gur themeli i jurisprudencës së të drejtave të njeriut. Mbikëqyrja nga publiku siguron llogaridhënie institucionale, duke i mundësuar publikut të monitorojë prokurorët dhe gjykatat, në mënyrë që shkeljet procedurale dhe materiale të mund të identifikohen dhe korrigjohen”, ka shkruar Misetic.
Në reagimin e tij, ai ka shprehur edhe kritika ndaj disa organizatave të njohura ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke argumentuar se qasja e tyre ndryshon kur bëhet fjalë për proceset gjyqësore ndërkombëtare.
“Për fat të keq, gjatë gati 30 viteve të praktikës sime para gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare, kam vërejtur se organizatat e mëdha joqeveritare, si Human Rights Watch dhe Amnesty International, të cilat mbrojnë me vendosmëri të drejtat e të akuzuarve në nivel kombëtar, shpesh ndryshojnë qasje në nivel ndërkombëtar dhe përfundojnë duke mbrojtur vetë institucionet. Ky ndryshim sistemik i lë të pandehurit në proceset ndërkombëtare të izoluar, pa monitorimin objektiv të jashtëm që është i nevojshëm për të garantuar të drejtat e tyre”, ka shtuar ai.
Sipas Miseticit, përfshirja e institucioneve të pavarura në monitorimin e procesit është thelbësore për ruajtjen e standardeve të një gjykimi të drejtë dhe publik.
“Avokati i Popullit i Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit meritojnë vlerësim për faktin se po i japin kuptim konkret dhe zbatim real të drejtës për një gjykim publik në procesin Thaçi dhe të tjerët”, ka përfunduar Misetic.
With their preliminary review of the fair trial guarantees in the Thaçi et al. international trial, the Kosovo Ombudsperson, Naim Qelaj, and the Bar Human Rights Committee of England and Wales are playing a vital role in providing meaningful human rights guarantees.
— Luka Misetic (@MiseticLaw) June 11, 2026
The right to… https://t.co/AaWmPODEiV