Spahiu: Adi Krasta do të duhej të bëhej me gazetarët, jo me Vetëvendosjen
Në debatin për lajmin e rrejshëm për Nacionalen e Periskopin, dhe intervistën skandaloze të Adi Krastës, është përfshirë edhe juristi në Shqipëri, Kreshnik Spahiu.
Ai ka thënë se Krasta do të duhej të bëhej me gazetarët, jo me partinë e tij.
”Është gjetur dhe protagonisti i medias shqiptare Adi Krasta, gazetari i njohur, për shkak të pozicionit të tij të zvdrejtorit të Përgjithshëm në RTK dhe kjo ka kulmuar shkak të debatit në vigjilje të zgjedhjeve. Krasta pritet të jetë drejtor. Është vënë në qendër të kritikave nga kolegët e tij do të kishte qenë e këshillueshme që Adi Krasta të ishte distancuar nga ky konflikt. Duhet të ishte bërë palë me gazetarin dhe kolegët e tij dhe jo partinë Vetëvendosje. Gjithë debati është adresuar në kritikat që ka pasur për të reaguar. Ka një rreshtim në këtë debat të madh profesional në të cilin të gjithë gazetarët janë rreshtuar kundër, politikës kundër qeverisë. Ky lajm më pas është përdorur nga Kurti për të sulmuar dy gazetarët. Krasta duhet të reflektonte që ky lajm nuk duhet të ishte dhënë dhe të kishte hapësirë në Tv e Kosovës. Krasta duhet të rreshtohej me gazetarinë. Do kisha dashur ta kisha parë në anën profesionale”,-tha Spahiu.