Sot shënohet Dita e Evropës, këto janë aktivitetet
Sot në Kosovë festohet Dita e Evropës. Në këtë ditë, institucionet e Kosovës e kanë ditë pushimi.
Për këtë ditë në Kosovë janë organizuar edhe disa aktivitete.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot në Prishtinë do të shënojë Ditën e Evropës 2023 me disa aktivitete.
Këto janë aktivitetet:
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zbulojë Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë. (Përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës)
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës merr pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”. (Shtëpia e Evropës)
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës merr pjesë në hapjen e ekspozitës “Vala tjetër”. (Shtëpia e Evropës)
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës merr pjesë në hapjen e Koncertit Chopin Piano Fest. (Biblioteka Universitare)