Sot protestohet kundër Gjykatës Speciale
Në Prishtinë gjatë ditës së sotme pritet që të protestohet kundër Gjykatës Speciale. Protesta është organizuar nga PSD dhe do të nisë nga ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajazit” në kryeqytet.
Nga Partia Socialdemokrate u tha se do të protestohet kundër Gjykatës Speciale, pas vendimit të marrë për Sali Mustafën.
PSD të premtën publikoi fotografi ku shihej se në pankarta shkruhej “UÇK”, “Pjeter Shala”, “Salih Mustafa”, “Nasim Haradinaj” etj.
Aktivisti i PSD-së Azdren Shala theksoi se kërkojnë përkrahje gjithëpopullore për këtë protest.
“Ne kemi ftuar qytetar të profileve të ndryshme, kemi ftuar edhe çdo lloj organizate që ka interes t’i bashkohet kauzës sonë për me mbrojtë luftën tonë të re nga padrejtësia speciale që tashmë po i bëhet në tribunalin atje special, dhe kësaj festë tonë deri sot i janë përgjigje shumë organizata dhe shumë individ të caktuar që kanë peshë në shoqërinë tonë, në opinionin publik”, ka thënë ai.
E në përkrahje të protestës ka dal edhe OVL e UÇK-së. Këtë e bëri të ditur u.d. i kryetarit, Faton Klinaku.
Kujtojmë që Salih Mustafa u dënua me 26 vjet për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.