Sot përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit, e treta pas vendimit të Gjykata Kushtetuese
Deputetët e Kosovës sot do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit.
Kjo do të jetë hera e 41-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill. Gjithashtu, kjo do të jetë hera e tretë që deputetët provojnë konstituimin e Kuvendit pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 10:00, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.
Kjo pasi partitë politike deri më tani nuk kanë treguar se janë të gatshme të lëvizin nga qëndrimet e tyre.