Sot numërohen votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike - NACIONALE

Sot numërohen votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Pasditen e së enjtes do të nis numërimi i votave të diasporës që kanë votuar fizikisht nëpër ambasada dhe konsulata të Kosovës jashtë vendit.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë do të nis numërimi i votave.

Nga gjithsejt 27 mijë e 724 të regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 23 mijë e 637 persona.

Lajme të ngjashme