Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së - NACIONALE

Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media, ku thuhet se mbledhja fillon në orën 18:00.

“Mediet do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa më pas do ta lirojnë sallën që Këshilli t’i vazhdojë punimet”, thuhet në njoftim.

Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit, të cilat shkuan drejt mundësisë për shpërndarjen e Kuvendit.

Megjithatë, pasi LDK-ja e AAK-ja nuk u bashkuan me kërkesën e PDK-së, kjo ide duket se po shkon drejt dështimit.

Lajme të ngjashme