Sot mbahet seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, në rend dite debati për dialogun - NACIONALE

Sot mbahet seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, në rend dite debati për dialogun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seancat plenare të kaluara.

Në rend dite janë dhjetëra pika që kanë mbetur nga seancat e kaluara. Pikë e rendit të ditës është debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë SI dhe Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 -

efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, votimi në lexim të dytë i Projektligjit pёr anti dopingun, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Bujqësi dhe zhvillim rural, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, sqyrtimi i parë i Projektligjit për Zhvillimin Rajonal të Balancuar, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021

Lajme të ngjashme