Sot mbahet marshi për drejtësi: Do të mbahen fjalime
Sot nga ora 14:00 do të mbahet “Marshi për Drejtësi”, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Sipas njoftimit për mediat të inciativës “Liria ka emër”, gjatë marshit do të ketë edhe fjalime të cilat do të mbahen të sheshi “Skenderbeu”.
“Nesër, nga ora 14:00, do të mblidhemi të gjithë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”. Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesmarrësve të ndryshëm. Bina është vendosur te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe do të mbahen fjalimet.” – thuhet në njoftimin për media.
Ndërkohë, një ditë para marshit, edhe partia në pushtet, ka bërë të ditur se do të përkrah marshin.
Në njoftimin e VV-së u përmend vetëm ish-deputeti i tyre, Rexhep Selimi, por jo edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.” – thuhet në njoftimin e VV-së.
Ndryshe, ky marsh është përkrahur edhe nga artistë të ndryshëm.
