Sot betohen kryetarët e zgjedhur të tri komunave në veri - NACIONALE

Sot betohen kryetarët e zgjedhur të tri komunave në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot pritet ta bëjnë betimin e tyre tre kryetarët e zgjedhur të komunave në veri. Saktësisht kryetarët e Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit.

“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seanca konstituive dhe [do të bëhet]betimi i tre kryetarëve të rinj”, tha kryeministri Kurti dje.

Ceremonia e betimit të kryetarëve në veri do të nisë në ora 10:00.

Në ora 10:00 do të betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci në shkollën e fshatit Boletin, ndërkaq po në ora 10:00 do të betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në Çabër.

Në ora 13:00 do të betohet kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi në Bistricë.

Lajme të ngjashme