Sorenseni pas takimit me zyrtarin e lart në DASH: Siguruam harmonizim për hapat përpara në dialog
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë ditës së djeshme.
Në llogarinë e tij në X, ai ka treguar se në takim me zyrtarin e lartë të Byrosë në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan, ka diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.
“Takim i shkëlqyer me zyrtarin e Lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, ka shkruar Sorensen.