Sorensen: Dialogu po funksionon, çdo ditë bëhet përparim i vërtetë - NACIONALE

Sorensen: Dialogu po funksionon, çdo ditë bëhet përparim i vërtetë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Peter Sorensen, ka vlerësuar se ky proces po funksionon.

Në një intervistë për “Agenzia Nova”, zyrtari i lartë evropiane ka treguar për aktivitetin që ka pasur që nga marrja e këtij posti.

Ai ka bërë me dije se çdo ditë në këtë proces po bëhen përparime.

“Që nga marrja e detyrës, kam mbajtur më tepër se 60 takime zyrtare në rajon dhe kam qenë organizator i dy raundeve të takimeve të kryenegociatorëve në Bruksel, ku diskutuam çështje shumë konkrete: nga bashkëpunimi ekonomik e deri te çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Procesi nuk është gjithmonë linear dhe shumë prej tij ndodh prapa skenave, por çdo ditë bëhet përparim i vërtetë”, ka thënë ai, duke treguar përparimet tjera të këtij procesi.

“Çdo ditë njerëzit, automjetet dhe mallrat lëvizin lirshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm këtë verë, mbi 1.7 milion njerëz dhe afërsisht 650 mijë automjete kaluan pikat e përbashkëta kufitare. Veturat me targa të lëshuara nga Kosova tani mund të kalojnë në Serbi. Njerëzit paguajnë për energjinë që konsumojnë, sipas kushteve të dakorduara. Kjo është provë e prekshme se dialogu po funksionon”, ka thënë Sorensen.

Lajme të ngjashme