Sondazhi i fundit: Shumica e qytetarëve preferojnë LDK-në në Qeveri - NACIONALE

Sondazhi i fundit: Shumica e qytetarëve preferojnë LDK-në në Qeveri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në sondazhin e fundit të publikuar nga UBO, ajo çfarë ra në sy ishte se votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje por edhe të Partisë Demokratike, preferojnë më së shumti koalicion me Lidhjen Demokratike.

Në sondazhin e publikuar në emisionin Debat Plus nga gazetari Ermal Panduri, e realizuar nga kompania UBO Consulting, qytetarët janë pyetur: “Cili koalicion qeverisës është zgjidhja më e mirë për Kosovën aktualisht?”

Përgjigjet janë ndarë si më poshtë:

22.4% preferojnë LVV-LDK-NISMA

21.4% preferojnë PDK – LDK – AAK – NISMA.

11.8% mendojnë se një koalicion LVV – PDK do të ishte më i miri.

9.4% mbështesin një opsion LVV – NISMA dhe Minoritetet.

20.0% deklarojnë se duhen mbajtur zgjedhje të reja.

15.1% nuk kanë përgjigje ose janë të pavendosur.

Lajme të ngjashme