Sondazhi: 78% e votuesve thonë që Donika Gërvalla duhet të shkarkohet
Donika Gërvalla Schwarz, ministrja jonë e jashtme, ka bërë bujë sërish për të keq pas deklaratave të pamatura për Bashkimin Evropian. Nacionale ka pyetur lexuesit e saj nëse mendojnë se ajo duhet të shkarkohet. Përgjigja ishte befasuese.
Jo vetëm në “Forumin e Dubrovnikut”. Gërvalla ka bërë bujë të madhe me huqje të shumta, gafa e me vendime të ndryshme më shumë se çdo ministër tjetër i Qeverisë Kurti.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në krye të diplomacisë kosovare pavarësisht gjithë kësaj.
Nga sondazhi i hapur gjatë ditës së sotme, del se shumica e lexuesve të Nacionales pajtohen se Gërvalla duhet të shkarkohet nga pozita e kryediplomates.
Nga 1530 vota të mbledhura deri tash, 1209 ose mbi 78% prej tyre besojnë që ajo duhet të shkarkohet.
Në anën tjetër, 314 votues ose 21 për qind besojnë se ajo duhet të vazhdojë punën si kryediplomate e Kosovës.
8 votues kanë deklaruar se “nuk e dinë”.
